• e hënë, 23 dhjetor 2024

Begaj me porosi për autoritetet dhe liderët kosovarë: Zgjidhje përmes dialogut

Begaj me porosi për autoritetet dhe liderët kosovarë: Zgjidhje përmes dialogut
Tiranë, 8 nëntor 2022 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ju bëri thirrje autoriteteve dhe liderëve kosovarë që ta ruajnë qetësinë dhe ta vazhdojnë dialogun.
"Porosia ime për liderët kosovarë është që ta ruajnë qetësinë, ta vazhdojnë dialogun, sepse vetëm përmes dialogut mund të arrihet zgjidhje e problemeve", porositi Begaj.
 Gjithashtu vlerëson se situata e përgjithshme globale e sigurisë është nën kërcënim.
"Siç e dini, sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që të çorientohet e gjithë situata e sigurisë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që unë e vlerësoj që është një situatë e qetë, por shumë e brishtë dhe në çdo kohë mund të këtë tensione”, ka thënë Begaj.
Shtoi se si shqiptarë, si popull, duhet ta ruajnë qetësinë.
“Ne si shqiptarë, si një komb, duhet të ruajmë qetësinë, duhet të mos biem pre e provokimeve dhe të garantojmë që jemi njerëz qytetarë, nuk duam luftën, por duam paqen dhe duhet të kontribuojmë sa më shumë për zgjidhjen e problemeve vetëm nëpërmjet dialogut”, porositi Begaj. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR