• e diel, 22 dhjetor 2024

BE: Kroacia është e gatshme të bëhet pjesë e Shengenit

BE: Kroacia është e gatshme të bëhet pjesë e Shengenit
Bruksel, 9 dhjetor 2021 (MIA) - Komisioni Evropian dhe presidenca sllovene e Këshillit të BE-së sonte bënë të ditur se Kroacia është e gatshme të hyjë në Shengen. "Ministrat në kuadër të Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE-së miratuan konkluzione për përmbushjen e kushteve të nevojshme për aplikim të plotë për kriteret për Shengen. Kjo është ditë e rëndësishme dhe vendim i cili na afron edhe më shumë në përmbushjen e qëllimit strategjik të qeverisë kroate për hyrje në zonën Shengen", deklaroi përfaqësia diplomatike kroate në Tuiter. Informacionin e konfirmuan publikisht në konferencë për media eurokomisarja e Punëve të Brendshme, Ilva Johanson dhe ministri slloven i Punëve të Brendshme, Alesh Hojs. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR