BBC: Grupi i mercenarëve "Vagner" do të shpallet si grup terrorist në Britaninë e Madhe
- Kompania private ushtarake ruse "Vagner" do të shpallet organizatë terroriste nga ana e Qeverisë britanike, njofton BBC, duke iu referuar projekt-dokumentit.

Londër, 6 shtator 2023 (MIA) - Kompania private ushtarake ruse "Vagner" do të shpallet organizatë terroriste nga ana e Qeverisë britanike, njofton BBC, duke iu referuar projekt-dokumentit.
Propozimi parashikon mundësi që prona e Vagner të kategorizohet sikur i takon një organizate terroriste dhe ta sekuestrojë. Në mënyrë plotësuese, nga pikëvështrimi i legjislacionit britanik, do të bëhet ilegal anëtarësimi në "Vagner" dhe të shprehet përkrahje.
Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Suela Braverman deklaroi për BBC se Vagner mbjell "dhunë dhe shkatërrim... dhe mjet ushtarak të Vladimir Putinit". "Ata janë terroriste", theksoi Braverman.
Shpalla e "Vagner" si organizatës terroriste do të thotë se tani do të ketë vepër penale që në atë shtet të reklamohet kompania ushtarake private, të organizohen ngjarjet e saj dhe të shfaqet logoja e saj në vende publike. mb/
Foto: MIA