• e diel, 22 dhjetor 2024

Basha para prokurorëve: Berisha është organizator i ndodhive ndaj PD-së dhe duhet të përgjigjet

Basha para prokurorëve: Berisha  është organizator i ndodhive  ndaj PD-së dhe duhet të përgjigjet
Tiranë, 14 janar 2022 (MIA) - Lideri i Partisë Demokratike opozitare shqiptare, Lulzim Basha, i cili pasdite dha deklaratë në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me ngjarjet para dhe në selinë e partisë të shtunën, akuzoi se "Sali Berisha është organizator i ndodhive dhe  për këtë duhet të përgjigjet para drejtësisë". Në Prokurori ai qëndroi rreth tre orë pastaj për gazetarët deklaroi se Berisha  me atë sjellje  e ka kaluar linjën e kuqe dhe se atë gjithnjë e më pak e mbështesin demokratët. Sipas tij Berisha prej përpara e kaloi linjën e kuqe dhe akuzoi se së bashku me Edi Ramën e pengojnë punën e PD-së. Mbrëmë Berisha, pas deklaratës së dhënë në Prokurori, për protestat e së shtunës tha se  ishin të qeta dhe akuzoi se Bashën në seli "përveç pjesëtarëve të Gardës kombëtare e kanë mbrojtur edhe vrasës, fundamentalistë, të kthyer nga Siria". Gjithë këtë Basha e hodhi poshtë dhe tha se kanë kërkuar ndihmë nga policia që të parandalohet gjakderdhja. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR