• e hënë, 23 dhjetor 2024

Basha për më shumë komuna, për Ramën edhe këto ekzistuese janë shumë

Basha për më shumë komuna, për Ramën edhe këto ekzistuese janë shumë
Tiranë, 16 shkurt 2022 (MIA) - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se nisma e e kësaj partie për ndarjen e re territoriale është mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur qeverisjen vendore në shërbim të njerëzve. Basha këtë e theksoi në seancën e fundit plenare në Shtëpinë ligjvënëse, me ç'rast vlerësoi se detyra e PD-së është t’u japë njerëzve qeverisje vendore më pranë tyre. “Përmes nismës së Partisë Demokratike për të filluar punën për reformën e re territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, ne kemi për detyrë t’iu japim njerëzve një qeverisje vendore më pranë tyre dhe vetëm në shërbim të tyre”, u shpreh ai. Një ditë më parë Partia Demokratike organizoi një tryezë me ekspertë për Reformën territoriale, ndërsa pritet ngritja e komisionit parlamentar për rishikimin e kësaj reforme. Nga ana tjetër, kryeministri Rama duket se është kundër idesë së Bashës për një reformë të re territoriale për rritjen e numrit të njësive vendore dhe tha se ka shumë ekzistuese. "Mendoj se duhet të ketë më pak njësi vendore, por pavarësisht kësaj jam gjithmonë i hapur për të hyrë në diskutime me opozitën. Komisioni është aty për të diskutuar të gjitha këto dhe për të bërë më të mirën për vendin. Besoj se do të jetë e vlefshme që të përballemi me argumentet, t’i dëgjojmë dhe të dalim në përfundime që i shërbejnë vendit”, tha Rama. Ligji për ndarjen territoriale në Shqipëri u miratua në vitin 2014, duke lënë 61 komuna nga 361. Atëherë demokratët u angazhuan për të paktën 80 komuna. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR