• e hënë, 23 dhjetor 2024

Barnie do të japë dorëheqje, Makron do t'i drejtohet kombit

Barnie do të japë dorëheqje, Makron do t'i drejtohet kombit

Paris, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Qeverisë franceze të kryeministri Mishel Barnie mbrëmë me shumicë votash i është votuar mosbesimi në Parlament, pas së cilës Barnie sot do të japë dorëheqje para presidentit Emanuel Makron. Sipas mediave franceze, Makron sonte do t'i drejtohet kombit.

Siç raporton "Figaro", pas "votimit historik të mosbesimit", Barnie do ta dorëzojë dorëheqjen sot në orën 10:00 para Makronit, ndërsa fjalimi televiziv i kreut të shtetit drejtuar kombit është planifikuar për në orën 20:00, njoftoi Pallati i Eliseut.

Makron nuk ka specifikuar se kur do të emërojë kryeministrin e ri, por disa burime pranë presidentit thonë se ai synon ta bëjë shpejt, ndoshta edhe sonte, shkruan sot gazeta e Parisit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR