• e hënë, 23 dhjetor 2024

Balla i prezantoi konkluzionet nga konferenca e Tiranës: Që të mbrohemi nga kiber sulmet, na nevojiten fonde nga BE-ja

Balla i prezantoi konkluzionet nga konferenca e Tiranës: Që të mbrohemi nga kiber sulmet, na nevojiten fonde nga BE-ja

Tiranë, 14 shtator 2023 (MIA) - Nikoqiri i i Konferencës së ministrave të punëve të brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Taulant Bala, prezantoi 10 konkluzionet e takimit euro-ballkanik të ministrave të brendshëm nga Bashkimi Evropian, duke vënë theksin tek sulmet kibernetike.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se ministrat e punëve të brendshëm kanë rënë dakord për një bashkëpunim të bashkërenduar mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për mbrojtjen nga krimi organizuar dhe trafiku i narkotikëve, nën “ombrellën financiare” të BE-së.

Balla u shpreh se mbështetja financiare e BE-së është e nevojshme për fuqizimin e kapaciteteve për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, procesin e digjitalizimit, mbrojtjen e sigurisë së kufirit dhe emigracionit.

“Ministrat e Brendshëm u takuan në Tiranë për të diskutuar mënyrat konkrete për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen për të vënë në zbatim programin e çështjeve të brendshme të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Ministrat e Brendshëm theksuan vlerën strategjike të fuqizimit të besimit dhe përmirësimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar transkombëtar, rritjen e bashkëpunimit brenda sferës së menaxhimit të integruar të kufirit dhe eksplorimin e mënyrave të tjera për të trajtuar çështjet e sigurisë kibernetike në një përpjekje të bashkërenduar rajonale”, theksoi ai.

Balla tha se ministrat ranë dakord për të pasur një fokus më të fortë tek menaxhimi i integruar i kufirit, për fshirë këtu zhvillimin e strategjive, bashkërendimin e mëtejshëm të nismave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërkohë që kërkojnë një mbështetje më të fortë nga BE për fuqizimin e kapaciteteve, procesin e digjitalizimit, të sigurisë së kufirit dhe emigracionit.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e planeve ekszistuese si plani i veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kishte marrëveshje për të ruajtur momentin dhe punën e duhur. Për të trajtuar çështjet migratore si domosdoshmëri në rajon dhe domosdoshmëria për mbështetje të mëtejshme nga partnerët evropian për ndërtimin e sistemeve të shkëmbimit të informacionit, veprimeve të përbashkëta dhe analizës së riskut për të monitoruar kufijtë në mënyrë efektive dhe kontrollit të krimeve të kalimit kufitar, u theksuan si thelbësore në këtë moment, përfshi këtu edhe trajnimet dhe pajisjet që kërkojnë. Ministrat theksuan vendosmërinë e tyre në luftën kundër krimit të organizuar që po shkakton dëm të madh financiar dhe minon të drejtën e qytetarëve për sigurinë dhe kohezionin social dhe besimin e tyre në sistemin dhe proceset demokratike”, nënvizoi ministri Balla. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR