Bajden thotë se duhet të ndalojnë menjëherë sulmet e emigrantëve izraelitë ndaj palestinezëve
- Presidenti amerikan Xho Bajden ka deklaruar sot se Izraeli ka të drejtë t'i përgjigjet sulmeve të Hamasit, por duhet të bëjë "gjithçka që është në fuqinë e tij" për t'i mbrojtur civilët.
- Post By Melahat Baftija
- 20:53, 25 tetor, 2023

Uashington, 25 tetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden ka deklaruar sot se Izraeli ka të drejtë t'i përgjigjet sulmeve të Hamasit, por duhet të bëjë "gjithçka që është në fuqinë e tij" për t'i mbrojtur civilët.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin australian entoni Albaneze, presidenti amerikan tha se sulmet e emigrantëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet "të ndalojnë menjëherë".
Bajden i dënoi raportet se emigrantët izraelitë në Bregun Perëndimor po i sulmojnë palestinezët, duke i përshkruar sulmet e raportuara si "duke i shtuar benzinë zjarrit".
Ata i sulmojnë palestinezët në vendet ku ata kanë të drejtë të jenë”. mb/
Foto: EPA