• e shtunë, 06 korrik 2024

Bajden: Sulmet amerikane në Jemen nuk i kanë ndaluar sulmet e huthëve në Detin e Kuq

Bajden: Sulmet amerikane në Jemen nuk i kanë ndaluar sulmet e huthëve në Detin e Kuq

Uashington, 18 janar 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se sulmet amerikane ndaj kryengritësve jemenas huthë nuk i kanë ndaluar aksionet e tyre në Detin e Kuq.

Në pyetjen e gazetarëve në Uashington nëse sulmet amerikane kishin efekt, Bajden u përgjigj negativisht.

"Kur të thoni nëse i ndalojnë huthët - jo. Por, nëse sulmet do të vazhdojnë - po, tha presidenti amerikan.

Kryengritësit jemenas kanë vazhduar me sulmet ndaj anijeve në pronësi të SHBA-së, ndërsa Pentagoni komunikoi se tek to është vërejtur dëm dhe nuk ka të plagosur, njofton BBC.

Para kësaj forcat amerikane pesë herë me radhë i kanë bombarduar pozicionet e kryengritësve, ndërsa Shtëpia e Bardhë njoftoi se në to janë shkatërruar raketa, të cilat huthët kanë dashur t'i lansojnë drejt Detit të Kuq. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR