Bajden sonte do të mbajë konferencë për shtyp pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA
- Post By Fortuna Bakija
- 18:27, 9 nëntor, 2022

Uashington, 9 nëntor 2022 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden sonte do të mbajë konferencë për shtyp pas zgjedhjeve afatmesme të mbajtura të martën në SHBA.
Bajden duhet të flasë në orën 22:00 sipas kohës së Evropës së Mesme.
Demokratët e Bajdenit arritën, sipas parashikimeve të para, rezultate më të mira nga pritjet, njoftuan mediat amerikane në kohën kur ende po numërohen votat dhe nuk dihet shpërndarja përfundimtare e forcave të demokratëve dhe republikanëve në Senat dhe në Dhomën përfaqësuese të Kongresi. fb/