Bajden pas testit të dytë negativ doli nga izolimi për Kovid-19
- Post By Besir Saiti
- 15:17, 7 gusht, 2022
Uashington, 7 gusht 2022 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden sot për të dytën ditë radhazi ka rezultuar negativ në testin për koronavirus dhe do t’i kthehet detyrave dhe udhëtimeve të tij presidenciale, kumtoi mjeku i presidentit Kevin O'Konor nga Shtëpia e Bardhë.
Dje, Bajden kishte testin e parë negativ për Kovid-19, derisa Shtëpia e Bardhë më pas njoftoi se ai do të qëndrojë në izolim deri në testin e dytë negativ.
Bajden doli për herë të parë pozitiv më 21 korrik. Ai kishte simptoma të lehta të sëmundjes dhe rezultoi negativ brenda pak ditësh dhe më 30 korrik rezultoi sërish pozitiv.
Presidenti amerikan është izoluar në Shtëpinë e Bardhë për një javë, por do të rifillojë së shpejti udhëtimet. Ai duhet të vizitojë Kentakin, shtetin federal që është goditur nga përmbytjet e mëdha. bs/