• e diel, 22 dhjetor 2024

Bajden për iniciativën “Tre dete”: SHBA-ja ju mbështet

Bajden për iniciativën “Tre dete”: SHBA-ja ju mbështet
Sofje, 8 korrik 2021 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden, në video fjalimin e tij nga Shtëpia e Bardhë tek pjesëmarrësit e takimit të gjashtë vjetor të iniciativës nismës “Tre detet”, që mbështetet në Sofje, tha se Uashingtoni e mbështet këtë iniciativë. Bajden shprehu falënderim tek presidenti bullgar, Rumen Radev dhe ministri i Ekonomisë Kiril Petkov të cilët janë nikoqirë të ngjarjes. Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas presidentit amerikan, iniciativa “Tre dete” ka potencial ta përmirësojëprosperitetin në këtë rajon. “Ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar marrëdhëniet me institucionet në rajonin tuaj në mënyrë që Evropa të përmbushë qëllimin e saj të kahershëm për të qenë e bashkuar, për të punuar dhe për të jetuar në paqe”, tha Bajden në video fjalimin tek forumi në Sofje. Ai shtoi se demokratët duhet të dëshmojnë se mund të punojnë për popujt e tyre. Presidenti amerikan bëri thirrje për çrrënjosjen e korrupsionit dhe tha në fjalën e tij se vetëm nëse vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore punojnë së bashku, ata do të forconin sovranitetin dhe sigurinë e tyre të energjisë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR