• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bajden: Marrëveshja e re tregtare BE-Britania e Madhe e hap rrugën për investime të mëdha amerikane në Irlandë Veriore

Bajden: Marrëveshja e re tregtare BE-Britania e Madhe e hap rrugën për investime të mëdha amerikane në Irlandë Veriore

Belfast, 12 prill 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden në belfast deklaori se marrëveshja tregtare pas Bregzitit, të cilën Bashkimin Evropian dhe Britania e Madhe e kanë arritur në fund të marsit, do të sjellë deri në investime të dukshme në Irlandën Veriore nga ana e kompanive të mëdha amerikane.

Dhjetëra korporata udhëheqëse amerikane të vijnë dhe të investojnë këtu, theksoi Bajden  në fjalimin e Universitetit në Belfast.

Qeveria e kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe Bashkimi Evropian muajin e kaluar kanë arritur marërveshje të njohur si Korniza tregtare Uindzor, me të cilin parashikohet lehtësim i regjimit për import dhe eksport të mallrave mes Republikës së Irlandës së Veriut pa vendosje të kontrolleve të ashpra kufitare, që do ta rriste rrezikun nga rritja e tensioneve në provincën britanike.

Bajdeni ka mbërritur në Belfast për të shënuar 25 vjetorin e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë, e cila i dha fund 30 viteve të konfliktit të përgjakshëm në Irlandën e Veriut. Vizita e Bajdenit në Irlandën e Veriut nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte rënë dakord për Kornizën tregtare të Uindsor. E ardhmja e çdo marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së varet gjithashtu nga ruajtja e Marrëveshjes së së Premtes së Mirë.

Tregohet gjithashtu se të dy liderët u bashkuan rreth pikëpamjes se "manipulimi i tregjeve botërore nga liderë autoritarë tregon më shumë se kurrë nevojën për përpjekje të përbashkëta për të mbështetur stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e të dy kombeve". mb/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR