Bajden konsideron se Netanjahu nuk po bën mjaftueshëm që të garantojë marrëveshje për pengjet
- Presidenti i SHBA-së Xho Bajden deklaroi sot se është një hap larg paraqitjes së propozimit përfundimtar për marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, por shtoi se beson se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk po bën mjaftueshëm për të garantuar një marrëveshje të tillë.
Uashington, 2 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden deklaroi sot se është një hap larg paraqitjes së propozimit përfundimtar për marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, por shtoi se beson se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk po bën mjaftueshëm për të garantuar një marrëveshje të tillë.
Bajden foli me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pasi forcat izraelite gjetën trupat e gjashtë pengjeve gjatë fundjavës, duke përfshirë 23-vjeçarin izraelit të lindur në SHBA, Hersh Goldberg-Polin.
Trupat e tyre u nxorrën nga një tunel në Gaza, ku u tha se ishin vrarë nga anëtarë të Hamasit palestinez.
Kjo shkaktkoi kritika ndaj strategjisë së armëpushimit të administratës e Bajdenit në Gaza dhe e ka rritur presionin izraelit ndaj Netanjahut për të kthyer pengjet e mbetura në shtëpi.
I pyetur nëse mendon se Netanjahu po bënte mjaftueshëm për të siguruar marrëveshjen për pengjet, Bajden tha "jo", por nuk dha hollësi.
I pyetur nëse planifikonte të paraqiste një marrëveshje përfundimtare pengje për të dyja palët këtë javë, Bajden tha: "Jemi afër kësaj."
Bajden dhe nënpresidentja amerikane Kamala Harris janë planifikuar të takohen me ekipin negociator të traktatit të pengjeve të SHBA-së sot për të diskutuar përpjekjet për të arritur marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura. mb/
Foto: MIA