• e hënë, 23 dhjetor 2024

Autoritetet tatimore indiniane kanë kryer bastisje në zyrat e BBC-së në Nju-Delhi dhe Mumbai

Autoritetet tatimore indiniane kanë kryer bastisje në zyrat e BBC-së në Nju-Delhi dhe Mumbai

Nju-Delhi, 14 shkurt 2023 (MIA) - Zyrtarët e Agjencisë indiane për të ardhura i kanë bastisur zyrat e BBC-së në Nju-Delhi dhe Mumbai, disa javë pasi media britanike transmetoi një dokumentar kontrovers mbi rolin e kryeministrit Narendra Modi në masakrat kundër myslimanëve në vitin 2002.

Muajin e kaluar, India e ndaloi transmetimin e dokumentarit me dy pjesë India: Pyetja e Modit". Autoritetet morën gjithashtu masa për të parandaluar shfaqjen e filmit dhe shpërndarjen e klipeve nga ai në rrjetet sociale, të cilat kritikët dhe opozita e konsideruan si sulm ndaj lirisë së shtypit.

Filmi fokusohet në kohën kur Modi, një politikan me pikëpamje nacionaliste hindu, ishte kryeministër i shtetit perëndimor indian të Guxharat, ku trazirat në vitin 2002 vranë dhjetëra muslimanë.

Modi e ka drejtuar vendin për dhjetë vjet përpara se të bëhej kryeministër i Indisë në vitin 2014. Megjithatë, në të gjitha këto vite që pas trazirave, karriera e tij është shoqëruar nga akuza se, si kryeministër i Guxharat, ai nuk bëri sa duhet për të parandaluar gjakderdhjen. Në vitin 2013, gjykata vendosi se nuk kishte dëshmi të mjaftueshme kundër tij për ta nxjerrë para drejtësisë.

Muajin e kaluar, policia e Nju-Delhit arrestoi studentë që ishin mbledhur për të parë filmin. Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë e dënoi më parë filmin si të njëanshëm dhe produkt të "mendimit të vazhdueshëm kolonial".

BBC-ja i mbështeti autorët e filmit dhe qëndroi fort pas përmbajtjes së tij. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR