• e premte, 04 tetor 2024

Automobila dhe njerëz të bllokuar pas motit të ligë në Shkup (video)

Automobila dhe njerëz të bllokuar pas motit të ligë në Shkup (video)
Shkup, 30 gusht 2022 (MIA) – Katër automobila nga të cilët në njërin ka fëmijë, janë të bllokuara, ndërsa edhe 15 persona janë bllokuar në një furgon dhe automobila të tjerë tek dyqani i mallrave Most, pas motit të ligë që pasdite e përfshiu Shkupin. Në dy lokacione për momentin gjendet edhe pjesëtarët e brigadës së zjarrfikësve. Nga shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore për MIA-n thonë se kanë marrë njoftime për qytetarë të lënduar, por se tani për tani nuk janë evidentuar lëndime më serioze. Nga Qendra për menaxhim me kriza, megjithatë, apelojnë se qytetarët duhet të kenë mirëkuptim se shërbimet reagojnë me prioritet. Informojnë se në numrin e telefonit 112 qytetarët mund të paraqesin drunj të rënë, çatitë e shkëputura, automjete të bllokuara, hapësira të vërshuara. Ka informacione nga rajoni i Shkupit për rrugë të përmbytura, parkingje, bodrume, garazhe, çati të rrëzuara të ndërtesave, billborde të rëna, shumë pemë të thyera që kanë rënë mbi vetura dhe raste të ngjashme të shkaktuara nga moti i ligë. fb/ https://youtu.be/BRFmS5I-XW0

QËNDRONI TË LIDHUR