• e hënë, 23 dhjetor 2024

Austria është në vendin e parë në BE sipas numrit të kërkesave për azil për kokë banori

Austria është në vendin e parë në BE sipas numrit të kërkesave për azil për kokë banori

Vjenë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Gjithsej 98.240 persona kanë parashtruar kërkesa për azil në Austri në nivel vjetor, për periudhën shtator 2022 - shtator 2023, njoftoi sot agjencia austriake APA. Kjo është një rritje prej 10 përqindëve krahasuar me një vit më parë, kur shifra ishte 89,370, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Në shtator, Austria ishte vendi i BE-së me numrin më të madh të kërkesave për azil për kokë banori (87,6 aplikantë në 100.000 banorë), e ndjekur nga Qiproja (79,3 për 100,000 banorë). Për sa i përket të miturve të pashoqëruar, Austria renditet e treta në BE.

Numri mesatar i azilkërkuesve në BE është 21,9 në 100.000 njerëz. Vlera më e ulët është në Hungari (0,03). Statistikat tregojnë se në gusht ka pasur 72,4 aplikantë për çdo 100.000 banorë në Austri. Në muajin e njejtë në të gjithë Bashkimin Evropian janë pranuar 5265 persona, që do të thotë rënie prej 20 përqind[ve krahasuar me shtatorin e vitit 2022, kur kishte 6,555 aplikime.

Ashtu si në muajt e mëparshëm, në shtator të vitit 2023 më së shumti kërkesa për azil janë dorëzuar në Gjermani (27,885), Spanjë (13,395), Francë (13,100) dhe Itali (11,930), me gjithsej 67 për qind të kërkesave të dorëzuara në të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Grupi më i madh i azilkërkuesve është ai i njerëzve që vijnë nga Siria (19,220), pasuar nga Turqia (10,200), Afganistani (9,215), Venezuela (5,290) dhe Kolumbia (5,230). mb/

QËNDRONI TË LIDHUR