• e premte, 05 dhjetor 2025

ASHMAA: Sot në mesnatë përfundon publikimi i rezultateve të anketave për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025

ASHMAA: Sot në mesnatë përfundon publikimi i rezultateve të anketave për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025

Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele i informoi radiodifuzerët se sot është afati i fundit për publikimin e rezultateve të hulumtimit të opinionit publik për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025. 

"Në përputhje me Kodin zgjedhor, anketat e opinionit publik në lidhje me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor mund të publikohen jo më vonë se pesë ditë para datës së caktuar për rrethin e dytë të votimit, gjegjësisht jo më vonë se ora 24:00 e 27 tetorit të vitit 2025", theksohet në kumtesën e ASHMAA. 

Nga atje potencojnë se rezultatet nga hulumtimet e opinionit publik të kryera në ditën e zgjedhjeve mund të mos publikohen para mbylljes së vendvotimeve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR