• e premte, 05 dhjetor 2025

Arrestohet ish presidenti i Sri Lankës nën akuzën për shpërdorim të mjeteve publike

Arrestohet ish presidenti i Sri Lankës nën akuzën për shpërdorim të mjeteve publike

Kolombo, 22 gusht 2025 (MIA) - Ish presidenti i Sri Lankës, Ranil Vikremesinge është arrestuar sot nën dyshimin për shpërdorim të mjeteve publike, deklaroi një nëpunës policor.

Mediat franceze transmetuan se 76-vjeçari Vikremesinge është arrestuar pasi që së pari ishte thirrur për t'u marrë në pyetje në lidhje me një udhëtim në Londër në shtator të vitit 2023 për të marrë pjesë në një ceremoni diplomimi të bashkëshortes së tij në universitetin britanik, ndërsa ishte shef i shtetit.

Vikremesinge i cili ishte kryeministër i vendit për një numër rekord prej gjashtë mandate u zgjodh president në vitin 2022, gjatë krizës së rëndë financiare të ishullit.

Ai si lider i partisë së Frontit të bashkuar popullor (UPF), ai udhëhoqi protesta masive të shkaktuara nga kolapsi ekonomik i vendit nën udhëheqjen e paraardhësit të tij Gotabaja Raxhapaksa i cili u detyrua të jepte dorëheqjen dhe të largohej nga vendi.

I lindur në familje politikanësh dhe biznesmenësh të shquar, Vikremesnige në vitin 1978, në moshën 29 vjeç u bë ministri më i ri në historinë e vendit, pasi që u emërua në këtë pozicion nga xhaxhai i tij, presidenti Junius Xhajevardene.

Partinë Fronti i bashkuar popullor ai e ka udhëhequr që nga viti 1994, kur u kryen disa atentate të kolegëve të tij të partisë. rq/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR