• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armata izraelite ka lëshuar urdhër për evakuimin e Balbek

Armata izraelite ka lëshuar urdhër për evakuimin e Balbek

Bejrut, 3 në ntor 2024 (MIA) - Armata izraelite sot ka bërë thirrje për evakuim të qytetit Balbek në Libanin lindor, duke paralajmëruar se ka për qëllim të sulmojë caqe të Hezbollahut atje dhe në qytetin fqinj Durisa.

"Për sigurinë tuaj dhe sigurinë e anëtarëve të familjes suaj, duhet menjëherë të evakuoheni nga këto ndërtesa dhe nga ndërtesat përreth dhe të qëndroni në distancë jo më të vogël se 500 metra katror në katër orët e ardhshme", publikoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avihaj Andrea në platformën X.

Izraeli i ka zgjeruar sulmet e saj ajrore në disa javët e kaluara ndaj qendrave urbane në Liban, siç është Balbek, ku jetojnë rreth 80.000 njerlz, pasi që fillimisht i ka targetuar fshatrat më të vogla kufitare ku vepron Hezbollah.

Më shumë se 2.100 në Liban janë vrarë nëpesë javët e kaluara, ndërsa 1,2 milionë janë shpërngulur nga sulmet izraelite, thonë autoritetet libaneze.

KB-ja njoftua se shumë njerëz të detyruar të largoheshin nga Libani, shumë prej të cilëve kanë shkuar në Siri, mbrëmë kanë fjetur në automjetet e tyre duke u përballur me kushte të vështira në kërkim të sigurisë, raportuan agjencitë. mb/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR