• e premte, 04 tetor 2024

Armata izraelite e akuzon Hamasin se "zhvillon luftë nga spitalet" në Gaza, Hamasi mohon kategorikisht

Armata izraelite e akuzon Hamasin se

Jerusalem, 27 tetor 2023 (MIA) - Ushtria izraelite sot e akuzoi lëvizjen palestineze islamike Hamas se "zhvillon luftë nga spitalet" në Rripin e Gazës dhe se e përdor popullatën e saj si "mburojë njerëzore".

"Në spitalet ka karburante, të cilën Hamasi e përdor për infrastrukturën e saj terroriste. Terroristët lëvizin lirshëm në spitalin Al-Shifi, më i madhi në territorin palestinez dhe në spitale tjera", deklaroi zëdhënësi Daniel Hagari, duke e përsëritur akuzën izraelite se Hamasi e përdor popullatën e saj në Gaza si "mburojë shtetërore".

Sipas zëdhënësit, lëvizja islamike i shfrytëzon spitalet si "pika komanduese dhe strehimore", prej ku kanë qasje në rrjetin e tyre në tunelet nëntokësore  

Hamasi i është kundërpërgjigjur ashpër akuzave të Armatës izraelite se i keqpërdor spitalet që t'i mbrojë përpjekjet e tyre ushtarake. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR