Armata e SHBA-së do të blejë një milionë dronë
- Armata amerikane planifikon të blejë të paktën një milion dronë në dy deri në tre vitet e ardhshme dhe mund të blejë nga gjysmë milioni deri në një milion dronë çdo vit në vitet e ardhshme, deklaroi sekretari i armatës, Daniell Driskoll.
- Post By Ramize Qamili
- 21:35, 7 nëntor, 2025
ashington, 7 nëntor 2025 (MIA) - Armata amerikane planifikon të blejë të paktën një milion dronë në dy deri në tre vitet e ardhshme dhe mund të blejë nga gjysmë milioni deri në një milion dronë çdo vit në vitet e ardhshme, deklaroi sekretari i armatës, Daniell Driskoll.
Në një intervistë me Rojsters, Driskoll detajoi përshkroi rritjen e ndjeshme në planin e furnizimit të dronëve të armatës, duke pranuar sfidat, duke pasur parasysh se dega më e madhe e ushtrisë amerikane aktualisht blen vetëm rreth 50.000 dronë në vit.
"Ajo është sfidë e madhe. Por është sfidë që jemi plotësisht të aftë për t'u ballafaqur", tha Driskoll, transmeton BTA.
Dronët e vegjël dhe të lirë kanë provuar të jenë një nga armët më të fuqishme në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, ku aeroplanët luftarakë konvencionalë përdoren relativisht rrallë për shkak të përqendrimit të dendur të sistemeve të mbrojtjes ajrore në afërsi të linjave të frontit.
Ukraina dhe Rusia prodhojnë secila rreth 4 milionë dronë në vit, por Kina ka të ngjarë të jetë e aftë të prodhojë më shumë se dyfishi i kësaj shume, tha Driskoll.
Sekretari tha se përparësia e tij është ta vendosë SHBA-në në një pozicion për të prodhuar mjaftueshëm dronë për çdo luftë të ardhshme duke inkurajuar prodhimin vendas të gjithçkaje, nga motorët dhe sensorët pa furça deri te bateritë.
Sot, pjesa më e madhe e këtij prodhimi kontrollohet nga Kina. rq/