Arakçi: Nuk duam bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në, nuk do të heqim dorë nga pasurimi i uraniumit
- Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, deklaroi sot se Teherani nuk dëshiron negociata të drejtpërdrejta me SHBA-në mbi programet e saj bërthamore ose raketore dhe përsëriti se Irani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit.
- Post By Melahat Baftija
- 17:39, 1 nëntor, 2025
Teheran, 1 nëntor 2025 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, deklaroi sot se Teherani nuk dëshiron negociata të drejtpërdrejta me SHBA-në mbi programet e saj bërthamore ose raketore dhe përsëriti se Irani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit.
"Ne kurrë nuk do të negociojmë për programin tonë raketor dhe asnjë person racional nuk do të çarmatoset. Nuk mund ta ndalojmë pasurimin e uraniumit dhe ajo që nuk mund të arrihet përmes luftës mund të arrihet përmes politikës", tha ai.
Aragçi tha se megjithëse Teherani nuk dëshiron bisedime të drejtpërdrejta me Uashingtonin, mund të arrijë marrëveshje përmes bisedimeve indirekte, raportoi Al Xhazira.
Sipas tij, Irani është i gatshëm të negociojë për të hequr shqetësimet në lidhje me programin e tij bërthamor dhe përsëriti se natyra e tij është "paqësore".
"Arritja e një marrëveshjeje të drejtë është e mundur, por Uashingtoni ka propozuar kushte të papranueshme dhe të pamundura", shtoi diplomati i lartë iranian. mb/
Foto: MIA