Arakçi: Irani do t'i përgjigjet inicimit të procesit për rivendosjen e sanksioneve të KB-së
- Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Arakçi, sot deklaroi se vendi do t'i përgjigjet "lëvizjes së paligjshme" të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë (E3), të cilat aktivizuan mekanizmin për të rivendosur sanksionet e KB-së kundër Teheranit për shkak të programit të tij bërthamor.
- Post By Ramize Qamili
- 19:16, 28 gusht, 2025
Teheran, 28 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Arakçi, sot deklaroi se vendi do t'i përgjigjet "lëvizjes së paligjshme" të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë (E3), të cilat aktivizuan mekanizmin për të rivendosur sanksionet e KB-së kundër Teheranit për shkak të programit të tij bërthamor.
Shefat e diplomacisë së E3 e informuan Arakçin për vendimin për të filluar atë mekanizëm dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të gjetur së shpejti një zgjidhje që do të parandalonte hapa të mëtejshëm drejt vendosjes së sanksioneve.
Arakçi theksoi se ky vendim nga vendet evropiane është "i pajustifikuar, i paligjshëm dhe nuk ka ansjë bazë ligjore", duke thënë se Irani do t'i përgjigjet këtij veprimi për të mbrojtur dhe siguruar të drejtat dhe interesat e tij kombëtare në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe të drejtën ndërkombëtare.
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë aktivizuar të ashtuquajturin mekanizëm për kthimin e sanksionve të KB-së kundër Iranit për shkak të programit të tij bërthamor, në një letër të paraqitur sot deri tek Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Agjencia DPA informoi se kishte qasje deri te një kopje të letrës.
Ky veprim përbën kërcënim për Iranin me riaktivizimin e sanksioneve të cilat u hoqën gjatë dekadës së fundit. Në mënyrë shtesë, sapo të përfundojë procesi, marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin do të përfundojë përfundimisht. rq/
Foto: EPA