• e martë, 26 nëntor 2024

APKE e konsideron regjimin aktual të Federatës Ruse si "terrorist"

APKE e konsideron regjimin aktual të Federatës Ruse si
Strasburg, 13 tetor 2022 (MIA) – Me shumicë dërrmuese, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar një amendament në rezolutë rreth debatit për përshkallëzimin e ri të agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, në të cilin Regjimi aktual i Federatës Ruse është cilësuar si “terrorist”, njofton korrespondenti i MIA-s. Asambleja Parlamentare e dënon ashpër përshkallëzimin e fundit, e konfirmon mbështetjen e saj të fortë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe u bën thirrje shteteve anëtare të sigurojnë sistem gjithëpërfshirës të përgjegjësisë për shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar që dalin nga agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës. Me rezolutën e miratuar, APKE është instanca e parë ndërkombëtare, që e cilëson regjimin rus si “terrorist”. Debati pasoi pas fjalimit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në APKE, në të cilin bën thirrje për krijimin e një Gjykate ndërkombëtare për të gjykuar ata që janë përgjegjës për krimet e luftës dhe luftën në Ukrainë, duke kërkuar sistem modern antiraketë dhe shpallje të Rusisë si shtet terrorist. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR