• e shtunë, 23 nëntor 2024

Apasiev: Rikthimi i iniciativës për referendum nga kryeparlamentari Xhaferi është vetëm blerje kohe

Apasiev: Rikthimi i iniciativës për referendum nga kryeparlamentari Xhaferi është vetëm blerje kohe
Shkup, 12 tetor 2022 (MIA) - Lideri i partisë E Majta, Dimitar Apasiev, deklaroi se kthimi i iniciativës së tyre për referendum nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është vetëm duke blerë kohë, por se do të të bëjë korrigjimin brenda afatit të caktuar dhe do ta dorëzojë sërish. Ai beson se interpretimi ligjor i kryetarit të Kuvendit Xhaferi i cili është i papërmbajtur është se konkluzioni ka qenë qëndrim, jo ​​akt, prandaj pyetja nuk është shtruar siç duhet. Lideri i partisë E Majta Dimitar Apasiev, paralajmëroi bllokadë të plotë të Kuvendit nëse kryetari Talat Xhaferi e hedh poshtë edhe këtë iniciativë. "Ne nuk presim obstruksione, nëse kryetari Talat Xhaferi guxon të aktrojë si gjykatës kushtetues, do të fillojmë me bllokadë të plotë të Kuvendit", tha Apasiev. Kërkesa për mbajtje të referendumit e parashtruar nga partia politike E majta nuk është përgatitur në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, ndërsa pyetja është parashtruar në mënyrë të papërshtatshme, konsideron kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. “Duke e shqyrtuar Kërkesën tuaj për ngritjen e një nisme qytetare në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të detyrueshëm plotësues, vërejta se kërkesa nuk është përgatitur në pajtim me dispozitat e Rregullores, ndërsa veçanërisht me nenin 135 nga i njëjtë, ndërsa edhe pyetja e parashtruar çon në pyetje të parashtruar në mënyrë të papërshtatshme nga shkaku se konkluzionet nuk janë akt i përgjithshëm juridik, ligj ose kushtetutë, të njëjtët për nga natyra dhe përmbajtja e tyre janë qëndrim i cili e orienton Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në veprimin e saj”, bëri të ditur Xhaferi në kumtesën si përgjigje për nismën qytetare për mbajtje të referendumit nga partia E majta. Kryetari i Kuvendit njëherësh kërkon që në afatin e paraparë propozuesi ta harmonizojë kërkesën me dispozitat e Rregullores së Kuvendit. “Duke e pasur parasysh të lartpërmendurën, ndërsa sipas nenit 136 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i cili thotë: ‘Nëse propozimi i ligjit nuk është përpiluar në pajtim me dispozitat e kësaj Rregullore, kryetari i Kuvendit, para se tua dorëzojë deputetëve, do të kërkojë nga propozuesi që ta harmonizojë me dispozitat e kësaj Rregullore. Nëse propozuesi nuk e plotëson propozimin e ligjit në afat prej 15 ditëve nga kërkesa në mënyrë të përshtatshme zbatohet edhe për të gjitha parashtresat e tjera. Kërkoj nga afati i paraparë, Kërkesën tuaj ta harmonizoni me dispozitat e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, bën të ditur Xhaferi. Kryetari i Kuvendit, Xhaferi më 13 shtator e hodhi poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE-së opozitare për referendum për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë, duke elaboruar se është kundërshtuar dhe se marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në harmonizim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Nga VMRO-DPMNE-ja atëherë vlerësuan se iniciativa është në harmonizim me nenin 24 nga Ligji për referendum dhe porositi se Xhaferi nuk ka bazë për ta hedhur poshtë, ndërsa nga LSDM-ja qeveritare e mbështetën vendimin e Xhaferit për shkak të asaj që edhe ata e konsiderojnë si jokushtetues.

QËNDRONI TË LIDHUR