Antonio Koshta do të marrë pjesë në Samitin paqësor në Sharm El Sheik
- Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, sot me ftesë të presidentëve të Egjiptit dhe SHBA-së, Abdel Fatah al-Sisi dhe Donald Tramp do të marrë pjesë në Samitin e paqes në vendin turistik egjiptian Sharm El Sheik.
- Post By Ramize Qamili
- 08:09, 13 tetor, 2025
Bruksel, 13 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, sot me ftesë të presidentëve të Egjiptit dhe SHBA-së, Abdel Fatah al-Sisi dhe Donald Tramp do të marrë pjesë në Samitin e paqes në vendin turistik egjiptian Sharm El Sheik.
"Nesër në Egjipt fillon rruga e gjatë drejtë paqes. Bashkësia ndërkombëtare është bashkuar në angazhimin e tij drejt një të ardhme në të cilën palestinezët dhe izraelitët jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri", potencoi dje Koshta para se të nisej për në Sharm El Sheik.
Sipas Koshtës, për herë të parë pas një kohe kaq të gjatë ekziston një shpresë e vërtetë për paqe në Lindjen e Mesme.
"Shpresë për lirimin e të gjithë pengjeve, për një armëpushim dhe qasje të pakufizuar humanitare në Gazë. Shpresoj për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe një të ardhme më të ndritur, bazuar në zgjidhjen me dy shtete", theksoi Koshta.
Ai theksoi se ngjarjet e tmerrshme të sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit 2023 nuk do të harrohen që siç tha, asnjëherë nuk duhet të përsëriten, por në të njëjtën kohë, do të punohet për të ndihmuar në "rinovimin e Gazës dhe shërimin e plagëve".
Siç paralajmëroi Këshilli Evropian, është planifikuar që Koshta në Sharm El Shejk të marrë pjesë në ceremoninë për të përfunduar marrëveshjen e armëpushimit në Gazë e cila do të nënshkruhet nga Trampi dhe përfaqësuesit e ndërmjetësve.
Marrëveshja është faza e parë e Planit të paqes në Lindjen e Mesme e iniciuar nga SHBA-ja, Egjipti, Katari dhe Turqia i cili ka për qëllim t'i japë fund luftës në Gazë, të vendos një armëpushim të përhershëm, të lirojë të gjitha pengjet dhe të lejojë qasje të plotë për ndihmën humanitare në Rripin e Gazës.
BE-ja është e përkushtuar të kontribuojë në proceset e menaxhimit të tranzicionit, rimëkëmbjes dhe rikonstruimin për të siguruar që "dita pas" të jetë e suksesshme, duke përfshirë edhe mbështetjen e vazhdueshme për autoritetin palestinez. Këto përpjekje duhet të hapin rrugën për stabilitet afatgjatë, bazuar në një zgjidhje me dy shtete, pas çka Izraeli dhe shteti i Palestinës do të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri", shtohet në kumtesën e Këshillit evropian. rq/
Foto: arkivi i MIA-s