• e premte, 05 dhjetor 2025

Anketë: Shumica e gjermanëve janë skeptik se takimi Tramp-Putin mund të sjellë marrëveshje për Ukrainën

Anketë: Shumica e gjermanëve janë skeptik se takimi Tramp-Putin mund të sjellë marrëveshje për Ukrainën

Berlin, 14 gusht 2025 (MIA) - Shumica e gjermanëve janë skeptikë në lidhje me takimin e nesërm midis presidentit amerikan Donald Tramp dhe homologut të tij rus Vlladimir Putin në shtetin amerikan të Alaskës, sipas anketës të porositur nga radiotransmetuesi publik gjerman ZDF, njofton DPA.

Vetëm 13 për qind e të anketuarve besojnë se Trampi do të ketë sukses në arritjen e një armëpushimi në luftën në Ukrainë në takim, ndërsa 84 për qind janë skeptikë në lidhje me një rezultat të tillë.

Vetëm 14 për qind e të anketuarve besojnë se Putini ka interes të sinqertë në përfundimin e armëpushimit të qëndrueshëm, ndërsa 82 për qind nuk besojnë se është kështu. Përveç kësaj, nëntë nga dhjetë të anketuar besojnë se pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e Ukrainës është thelbësore për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm.

Gjermanët janë të ndarë në çështjen e lëshimeve eventuale territoriale nga Ukraina ndaj Rusisë. Rreth 42 për qind e të anketuarve mbështesin idenë që Kievi duhet të heqë dorë nga një pjesë e territorit që aktualisht është nën kontrollin rus nëse konflikti do të përfundojë, ndërsa 45 për qind besojnë se Ukraina duhet të vazhdojë të luftojë për të kthyer kontrollin e zonave të okupuara.

Anketa është realizuar përmes telefonit dhe formën onlajn midis 1.370 personave të rritur të zgjedhur rastësisht me të drejtë vote ndërmjet 11 dhe 13 gushtit. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR