• e enjte, 04 dhjetor 2025

Fundoset një anije në një nga rrugët më të rrezikshme të emigracionit në Jemen, të paktën 68 të vdekur

Fundoset një anije në një nga rrugët më të rrezikshme të emigracionit në Jemen, të paktën 68 të vdekur

Sanë, 4 gusht 2025 (MIA) - Të paktën 68 emigrantë e humbën jetën kur një anije që transportonte rreth 150 persona u fundos në brigjet e Jemenit të dielën për shkak të motit të keq, ndërsa 74 të tjerë rezultojnë të zhdukur, kumtuan autoritetet shëndetësore.

"Anija me 154 migrantë etiopianë u fundos dje herët në mëngjes për rreth brigjeve të provincës jugore Abjan të Jemenit", deklaroi Abdusator Esoev, udhëheqësi i Organizatës ndërkombëtare për emgracionin në Jemen.

Ai shtoi se trupat e 54 emigrantëve u nxorën në breg në qarkun Kanfar, ndërsa 14 trupa të tjerë u gjetën dhe u dërguan në një morg spitalor në Zinzhibar, kryeqytetin e provincës Abjan në bregdetin jugor të Jemenit.

Esoev tha se vetëm 12 emigrantë i mbijetuan anijes së fundosur, ndërsa pjesa tjetër rezultojnë të zhdukur dhe supozohet se kenë vdekur.

Dy punonjës shëndetësorë konfirmuan se kërkimi për të mbijetuarit ende është në vazhdim.

Organizata ndërkombëtare për emigracionin thekson se Jemeni vazhdon të shënojë rritje të ndjeshme të numrit të emigrantëve të parregullt të cilët arrijnë nga Afrika.

Çdo vit, emigrantët kalojnë ngushticën Bab al-Mandab, e cila ndan Xhibutin dhe Eritrenë nga Jemeni, shpesh në anije të pasigurta dhe të stërmbushura, duke shpresuar të arrijnë në Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit, duke shpresuar për punë.

Organizata ndërkombëtare për emigracion e përshkruan këtë rrugë si "një nga rrugët më të ngarkuara dhe më të rrezikshme të migrimit të përzier në botë".

Sipas të dhënave të tyre, më shumë se 60.000 migrantë arritën në Jemen vitin e kaluar. rq/

Foto: arkivi i DPA-së

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR