Anija e fundit nga flotilja për në Gazë ende është rrugës, të tjerët janë ndaluar nga Izraeli
- Anija e fundit e flotiljes ndërkombëtare të ndihmës për në Gazë vazhdoi udhëtimin e saj herët në mëngjes, sipas organizatorëve, pasi rreth dyzet anije u ndaluan nga Izraeli e cila po përgatitet të dëbojë aktivistët pro-palestinezë gjatë rrugës.
- Post By Ramize Qamili
- 08:14, 3 tetor, 2025
Gazë, 3 tetor 2025 (MIA) - Anija e fundit e flotiljes ndërkombëtare të ndihmës për në Gazë vazhdoi udhëtimin e saj herët në mëngjes, sipas organizatorëve, pasi rreth dyzet anije u ndaluan nga Izraeli e cila po përgatitet të dëbojë aktivistët pro-palestinezë gjatë rrugës.
"Marinet" ende po lundron, kumtoi organizata në rrjetet sociale mbrëmë, duke shtuar se pret të kapet së shpejti. "Ata janë të vetëdijshëm për atë që i pret", kumtoi organizata.
Në orën 6 të mëngjesit, anija ishte afërsisht 120 km nga brigjet e Gazës, sipas gjeolokacionit të ndarë në ueb faqen e internetit të flotiljes.
"Nëse afrohet, përpjekja e tij për të hyrë në zonën aktive të luftimeve dhe për të thyer bllokadën do të pengohet", kumtoi dje Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit.
Më shumë se 400 aktivistë në 41 anije nga flotilja u arrestuan gjatë operacionit që zgjati rreth 12 orë, deklaroi një funksionar izraelit mbrëmë.
"Ata janë transferuar në mënyrë të sigurt në portin e Ashdodit për t'u përpunuar nga ana e policisë izraelite", shtoi ai nën kushte që të mbetet anonim.
Flotilja "Global Sumud", në të cilën janë përfshirë politikanë dhe aktivistë siç është Greta Tunberg nga Suedia, u nis nga Spanja në shtator me qëllim thyerjen e bllokadës izraelite në Rripin e Gazës.
Flotilja prezantohet si "mision humanitar paqësor dhe jo i dhunshëm".
Izraeli dje publikoi se udhëtarët janë, të gjithë "të sigurt dhe shëndosh" dhe do të deportohen në Evropë. rq/
Foto: printskrin jutjub