• e premte, 05 dhjetor 2025

ANEB zbulon gjurmë nga uraniumi në Siri, në vendin e bombarduar nga Izraeli

ANEB zbulon gjurmë nga uraniumi në Siri, në vendin e bombarduar nga Izraeli

Vjenë, 2 shtator 2025 (MIA) - Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) kumtoi se ka zbuluar gjurmë nga uraniumi në Siri gjatë një hulumtimi të objektit, i cili në vitin 2007 u shkatërrua në sulm ajror, thuhet në raportin e agjencisë, i dedikuar për anëtarët e saj.

Objekti ndodhej në qytetin Deir ez Zor, ndërsa autoritetet siriane nën drejtimin e presidentit të atëhershëm Bashar al Asad pohoi se bëhet fjalë për një bazë konvencionale ushtarake. Por, në vitin 2011, ANEB arriti në përfundim se ishte "shumë e mundur" që objekti të ishte reaktor bërthamor i ndërtuar fshehurazi, të cilin Siria duhej ta paraqiste.

Vitin e kaluar, agjencia arriti të merrte mostra nga rrethina e tre lokacioneve të paregjistruara, të cilat mendohet se kanë qenë të lidhura funksionalisht me objektin në Deir ez Zor. Në një nga mostrat u zbuluan "numër i konsiderueshëm grimcash nga uraniumi natyror", ndërsa analiza tregoi se ajo është me origjinë antropogjene, gjegjësisht e marrë me përpunimim kimik.

Në Raport theksohet se autoritetet siriane deklaruan se nuk kishin informacion që mund të sqaronte praninë e grimcave të uraniumit, por përsëri u dhanë qasje inspektorëve në qershor të këtij viti. Në takim me drejtorin e përgjithshëm të ANEB-së, Rafael Grosi dhe presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Damasku ra dakord të bashkëpunojë me agjencinë "nën kushte të transparencës së plotë".

ANEB paralajmëroi se do të vizitojë vendin në Deir ez Zor në muajt në vijim për analiza shtesë, qasje deri tek dokumentacioni dhe intervista me persona të cilët morën pjesë në aktivitetet e mëparshme bërthamore të Sirisë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR