ANEB e kritikon Iranin për shkak të ndryshimeve në sistemin për pasurimin e uraniumit
- Në një raport konfidencial të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) është kritikuar Irani për një ndryshim të pa raportuar në ndërlidhjen në termocentralin bërthamor Fordo, i
- Post By Melahat Baftija
- 21:03, 1 shkurt, 2023

Vjenë, 1 shkurt 2023 (MIA) - Në një raport konfidencial të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) është kritikuar Irani për një ndryshim të pa raportuar në ndërlidhjen në termocentralin bërthamor Fordo, i cili lidh dy centrifuga IR-6 për pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind pastërti.
Drejtori i përgjithshëm i ANEB Rafael Grosi është i shqetësuar se Irani ka bërë ndryshime të rëndësishme në objektin e pasurimit të uraniumit në Fordo pa njoftuar më parë Agjencinë ndërkombëtare për Energji Bërthamore të OKB-së, thuhet në raportin konfidencial. mb/