Andonovski: Gjorçe Petrovi do të jetë ndër komunat e para me "Wi-Fi" zona falas
- Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot vizitoi Komunën e Gjorçe Petrovit, ku zhvilloi takim me kryetarin e Komunës, Aleksandar Stojkovski, me të cilin paralajmëruan vendosjen e "Wi-Fi" zonave falas në parkun e Gjorçe Petrovit.
- Post By Ramize Qamili
- 17:20, 10 tetor, 2025
Shkup, 10 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot vizitoi Komunën e Gjorçe Petrovit, ku zhvilloi takim me kryetarin e Komunës, Aleksandar Stojkovski, me të cilin paralajmëruan vendosjen e "Wi-Fi" zonave falas në parkun e Gjorçe Petrovit.
Siç potencoi Andonovski, Komuna e Gjorçe Petrovit është një nga komunat e para ku do të zbatohet projekti për krijimin e zonave "Wi-Fi" falas, me mbështetje nga Bashkimi Evropian përmes planit për Ballkanin Perëndimor.
"Gjorçe Petrovi është një nga komunat e para ku kjo do të realizohet me një projekt të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes Planit për Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht 'Wi-Fi' për Ballkanin Perëndimor. Përveç Gjorçe Petrovit, kemi aplikime për më shumë se 60 komuna ku kjo do të realizohet. Ky është projekt, i cili u lehtësua plotësisht nga Ministria e Transformimit Digjital", potencoi Andonovski.
Zona "Wi-Fi" falas, shtoi, do të vendosen në më shumë se 10 lokacione në Shkup, ku qytetarët do të kenë qasje në internet falas. Përveç projektit "Wi-Fi" falas, ai përmendi edhe projekte të tjera të Ministrisë për digjitalizimin e komunave.

Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Stojkovski, megjithatë, krahas projekteve për digjitalizimin e shërbimeve komunale dhe përmirësimin e sistemeve ekzistuese, e ceku projektin, i cili financohet plotësisht nga Komuna, gjegjësisht Sistemin gjeografik-informativ, i cili do të mundësojë marrjen e shpejtë të dokumenteve, siç janë çertifikatat në planet e detajuara urbanistike.
Me sistemin, shtoi, Komuna do të ketë evidencë të plotë të elementëve të planifikimit që ndodhen në territorin e komunës, siç janë gjelbërimi, pajisjet urbane dhe gjithçka që mund të regjistrohet si pronë e Komunës. rq/bsh/
Foto: MIA