Analena Berbok ka marrë funksionin e kryetares së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së
- Ish shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, sot edhe zyrtarisht do të marrë funksionin e kryetares së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, njoftoi DPA.
- Post By Ramize Qamili
- 08:22, 9 shtator, 2025
Nju Jork, 9 shtator 2025 (MIA) - Ish shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, sot edhe zyrtarisht do të marrë funksionin e kryetares së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, njoftoi DPA.
Në fillim të sesionit të 80-të të AP së KB-së në Nju Jork, ajo mori udhëheqjen e Asamblesë nga Filemon Jang, ish-kryeministër i Kamerunit.
Berbok u zgjodh në këtë funksion njëvjeçar në qershor me një shumicë dërrmuese, edhe përkundër fushatës së Rusisë për të penguar kandidaturën e saj.
Kjo politikane 44-vjeçare nga partia e Gjelbër, deri në maj të këtij viti ishte ministre e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ndërsa është vetëm gruaja e pestë që e kryen këtë funksion.
Pozicioni është në masë të madhe ceremonial dhe nuk duhet të ngatërrohet me rolin e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, sqaron DPA.
Berbock do të kryesojë me seancat e asamblesë së përgjithshme dhe do të ndihmojë në përcaktimin e rendit të ditës dhe rregullave procedurale për takimet. rq/
Foto: EPA