• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ambasadorja Kim e porositi Metën se askush nuk është mbi ligjin, ndërsa kërcënimet dhe frikësimet ndaj prokurorëve janë të papranueshme

Ambasadorja Kim e porositi Metën se askush nuk është mbi ligjin, ndërsa kërcënimet dhe frikësimet ndaj prokurorëve janë të papranueshme
Tiranë, 24 gusht 2022 (MIA) - Pas reagimit të ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, pas lajmit se ndaj tij është nisur një hetim nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK, ku, kreun e këtij institucioni, Arben Kraja, e cilëson si “shërbëtor partie (Portçko)” vijoi reagimi i ambasadores amerikane në Tiranë, Juri Kim, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Tirana. Në një reagim në rrjetin social “Tuiter”, ajo shkruan se kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe tentativa për të prishur reformat në drejtësi nuk mund të pranohen si normale në një vend kandidat për në BE dhe anëtar të NATO-s. "Kërcënimet dhe frikësimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe çdo përpjekje për të penguar reformat në drejtësi në Shqipëri nuk duhet të pranohen si normale. Kjo lloj sjelljeje nuk i përshtatet një vendi anëtar të NATO-s, i cili hapi negociatat me BE-në dhe ulet në Këshillin e Sigurimit, shkruan Kim. Në këtë përgjigje për Ilir Metën, diplomati amerikan thekson se “askush nuk është mbi ligjin”. "Për një kohë të gjatë, të pasurit apo të fuqishmit besonin se ishin të paprekshëm. Tani ata shqetësohen se mosndëshkimit po i vjen fundi. E ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep më shumë rezultate, bëhet gjithnjë e më e qartë se askush nuk është mbi ligjin, deklaroi Kim. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR