• e shtunë, 15 qershor 2024

Aksion i ri policor në veri të Kosovës, zbulohet armë

Aksion i ri policor në veri të Kosovës, zbulohet armë

Prishtinë, 14 qershor 2024 (MIA) - Policia e Kosovës sot po zhvillon bastisje në dy vende në veri të vendit ku ka gjetur edhe armë, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se nuk mund të japë shumë detaje deri në verifikim të tyre.

 “Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me të gjeturat”, ka thënë Elshani

Ai ka shtuar se “ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”.

Policia  zhvilloi një aksion edhe të enjten në veri ku në fshatin Uglarë të Zubin-Potokut kapi granata dore e armë të gjata. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR