• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Aksion i madh i policisë kroate për arrestimin e njerëzve të dyshuar për pastrim parash në dëm të kompanisë INA

Aksion i madh i policisë kroate për arrestimin e njerëzve të dyshuar për pastrim parash në dëm të kompanisë INA
Zagreb, 26 gusht 2022 (MIA) – Policia kroate dhe Sektori për shuarjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar (USKOK) sot zbatojnë aksion të madh në të cilin janë arrestuar shumë persona për, siç dyshohen për keqpërdorim dhe pastrim parash, në dëm të kompanisë INA, ndërsa në mes të të arrestuarve është edhe një prej drejtorëve të kompanisë. Siç njofton Jutarnji list, bëhet fjalë për vepra penale të keqpërdorimit dhe pastrimit të parave në dëm të INA-s, ndërsa arrestimet janë bërë në Zagreb dhe rajonin Split-Dalmaci. Sipas dyshimeve të hetuesve, në ato veprime është dëmtuar INA  për shumë të madhe – më shumë se 13 milionë euro. Sipas një pjese të mediave kroate, një prej drejtorëve të INA-s ka dakorduar furnizim më të lirë të gazit në Kroaci me qëllim të të njëjtin gaz që të shitet jashtë vendit me çmim shumë të lartë, me ç'rast  një pjesë të dallimit ka marrë si shpërblim. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR