Afrika e Jugut e fton Britaninë e Madhe që ta kthejë "Yllin e Afrikës“
- Post By Melahat Baftija
- 10:09, 4 maj, 2023

Johanesburg, 4 maj 2023 (MIA) - Në Afrikën Jugore është ngritur peticion në internet, me të cilën kërkohet që Britania e Madhe t'ia kthejë diamantin më të madh në botë, të quajtur "Ylli i Afrikës", këtij vendi.
"Diamanti duhet të kthehet në Afrikën Jugore. Kjo duhet të jetë shenjë e krenarisë sonë, trashëgimi dhe kulturë", deklaroi avokati dhe aktivisti nga Johanesburgu, Motusi Kamanga.
Peticionin deri më tani e kanë nënshkruar mbi 8.000 njerëz. mb/