Aeroplanë të aviacionit grek kanë hedhur 8,5 ton produkte ushqimore në Gaza
- Dy aeroplanë të Forcave ajrore greke kanë hedhur 8.5 ton produkte ushqimore bazë në Rripin e Gazës këtë mëngjes, njoftoi kryeministri grek Kiriakos Micotakis në Fejsbuk, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Melahat Baftija
- 16:43, 9 gusht, 2025
Athinë, 9 gusht 2025 (MIA) - Dy aeroplanë të Forcave ajrore greke kanë hedhur 8.5 ton produkte ushqimore bazë në Rripin e Gazës këtë mëngjes, njoftoi kryeministri grek Kiriakos Micotakis në Fejsbuk, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Aksioni u organizua në bashkëpunim me vendet nga Bashkimi Evropian dhe Lindja e Mesme, me qëllim mbështetjen e nevojave themelore të njerëzve në Gaza.
"Greqia do të vazhdojë të ndërmarrë iniciativa për ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive, lirimin e pengjeve dhe rrjedhën e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza. Është detyrë e të gjithëve ne të ndalojmë menjëherë vuajtjet njerëzore", shkroi Micotakis në Fejsbuk. mb/
Foto: FB i Kiriakos Micotakis