Administrata e Trampit filloi me arrestimin e migrantëve në Çikago
- Qeveria e SHBA-së dje publikoi operacionin për zbatimin e migracionit në Çikago, duke intensifikuar përplasjen e saj me liderët demokratë në shtetin amerikan të Ilinois.
- Post By Ramize Qamili
- 07:53, 9 shtator, 2025
Uashington, 9 shtator 2025 (MIA) - Qeveria e SHBA-së dje publikoi operacionin për zbatimin e migracionit në Çikago, duke intensifikuar përplasjen e saj me liderët demokratë në shtetin amerikan të Ilinois.
Departamenti i Sigurisë së Brendshme (DHS) në "Iks" shkroi se "Operacioni Midvej Blic" do të synonte "të huajt e paligjshëm kriminelë". Nuk dha detaje se si do të zbatohen bastisjet.
Prefekti i Çikagos, demokrati Brendom Xhonson, shkroi në "Iks", se qyteti nuk u informua paraprakisht.
"Ne mbetemi kundër zbatimit të çdo migracioni të mundshëm të militarizuar pa proces të rregullt për shkak rezultateve të ICE-së (Kontrollit të migracionit doganor) për arrestimin dhe deportimin e qytetarëve amerikanë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut të qindra të arrestuarve", tha Xhonson.
Agjencia është e njohur për bastisjet në të cilat përfshijnë agjentë të maskuar dhe është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut për taktikat e saj.
Guvernatori i Ilinoisit, demokrati XH.B. Pricker, ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trampin se ka ndërmarrë veprime që nuk synojnë luftimin e krimit. "Në vend që të ndërmarrë hapa për të bashkëpunuar me ne për sigurinë publike, administrata e Trampit është fokusuar në frikësimin e banorëve të Ilinoisit", tha ai në "Iks".
Tramp ka ndezur tensionet në ditët e fundit me retorikë dhe fotografi luftarake. Gjatë fundjavës, ai ndau fotografi të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në platformën e tij Truth Social, ku e përshkruante Çikagon në një stil që të kujton filmin e luftës "Apokalipsa tani".
Fotografia përmbante fjalinë "Çikago është në rrugë të zbulojë pse quhet Departamenti për Luftë", së bashku me mbishkrimin "Më pëlqen aroma e deportimeve në mëngjes", duke i bërë jehonë thënies së famshme të filmit për napalmin. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s