Abas së shpejti për vizitë në Kinë
- Presidenti palestinez Mahmud Abas javën e ardhshme do ta vizitojë Kinën, është komunikuar sot në Pekin.

Pekin, 9 qershor 2023 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas javën e ardhshme do ta vizitojë Kinën, është komunikuar sot në Pekin.
Kina e shprehu gatishmërinë e saj që të kalojë në ndërmjetësimin në negociata paqeruajtëse izraelito-palestineze. Pekini është pozicionuar si ndërmjetës në Lindjen e Afërt dhe në mars ndërmjetësoi për ripërtëritjen e raporteve mes Iranit dhe Arabisë Saudite, rivalë në rajonin ku SHBA-ja ka ndikim më të madh me dekada.
Me ftesë të presidentit kinez Si Xhinping, Abas do të qëndrojë për vizitë shtetërore nga 13 deri më 16 qershor, kumtoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme. mb/
Foto: MIA