• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Bajdeni do të amnistojë mijëra njerëz të dënuar për posedim të marihuanës

Bajdeni do të amnistojë mijëra njerëz të dënuar për posedim të marihuanës

Uashington, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xhozaef Bajden, do të aknistojë mijëra persona të dënuar për posedim marihuanë nën juridiksionin federal, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Vendimi i sotëm ndërlidhet me një vendim të ngjashëm të lëshuar pak para zgjedhjeve afatmesme në vitin 2022, me të cilin mijëra të dënuar për kanabis janë amnistuar.

Personat që tashmë i plotësojnë kushtet e atij vendimi mund të paraqesin kërkesë për falje pranë Zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, e cila i lëshon certifikatat e faljes.

Bajden do t'i amnistojë 11 persona, që vuajnë dënime "joproporcionalisht të gjata" nga Shtëpia e Bardhë për vepra jo të dhunshme të drogës.

Presidenti Bajden në deklaratë tha se veprimet e tij do të ndihmonin "realizimin e premtimit për drejtësi të barabartë". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR