• e shtunë, 23 nëntor 2024

Është zvogëluar prodhimi rus i gazit natyror, prodhimi i naftës është rritur

Është zvogëluar prodhimi rus i gazit natyror, prodhimi i naftës është rritur
Moskë, 28 shtator 2022 (MIA) – Prodhimi rus i gazit natyror nga janari deri në gusht është ulur për 10,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa prodhimi i naftës është rritur për 3,1 për qind, njofton Anadollu. Byroja federale për statistika të Rusisë (Rosstat) njoftoi se prodhimi i gazit natyror në tetë muajt e parë të këtij viti ka rënë për 10,4 për qind, gjegjësisht në 389 miliardë metra kub. Në periudhën e theksuar, prodhimi rus i gazit natyror të lëngshëm (LNG) është rritur për 13,5 për qind, në 21,6 milionë tonë, ndërsa prodhimi i naftës është rritur për 3,1 për qind, në 354 milionë tonë. Presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar njoftoi se edhe krahas sanksioneve, ka rritje të të ardhurave nga nafta dhe gazi natyror. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR