Është përmbysur një anije në Nigeri, 100 persona rezultojnë të zhdukur
- Të paktën 100 persona rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që i transportonte në lumin Niger në një treg në veri të Nigerisë u përmbys.
Abuxha, 29 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën 100 persona rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që i transportonte në lumin Niger në një treg në veri të Nigerisë u përmbys.
Shumica e të zhdukurve janë gra, njoftuan sot autoritetet.
Të paktën tetë persona janë mbytur dhe zhytësit janë në kërkim të pjesës tjetër, raportojnë mediat lokale, duke shtuar se në varkë ndodheshin më shumë se 200 persona dhe me siguri ka qenë e mbingarkuar.
Incidente të tilla po bëhen më të zakonshme në vendin më të populluar të Afrikës, ndërsa autoritetet përpiqen të vendosin sigurinë dhe të zbatojnë rregulloret e transportit ujor.
Shkaktarët e shumicës së aksidenteve janë mbipopullimi dhe mungesa e mirëmbajtjes së varkave që banorët ndërtojnë në përpjekje për të transportuar sa më shumë udhëtarë pa marrë parasysh sigurinë.
Autoritetet madje nuk kanë arritur të imponojnë përdorimin e jelekëve të shpëtimit të cilat janë ose të shtrenjta ose të padisponueshme në atë vend. mb/
Foto: EPA