• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është i mundur bllokimi i kalimit kufitar Evzoni drejt Maqedonisë së Veriut nga ana e fermerëve

Është i mundur bllokimi i kalimit kufitar Evzoni drejt Maqedonisë së Veriut nga ana e fermerëve

Athinë, 13 shkurt 2024 (MIA) - Fermerët nga veriu i Greqisë ka mundësi që sonte ta bllokojnë për një kohë të shkurtër qarkullimin e kamionëve në pikën kufitare Evzoni (Bogorodicë), për të shprehur pakënaqësinë e tyre me masat e qeverisë në përgjigje të kërkesave të tyre, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athinë.

Nuk dihet zyrtarisht se në çfarë periudhe do të ishte bllokada dhe sa do të zgjaste, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në mënyrë simbolike dhe shkurt të bllokohet plotësisht qarkullimi i automjeteve.

Bujqit nga rajoni konkret kanë mbërritur dje në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, ku kanë parkuar traktorët e tyre, ndërsa përfaqësuesi i tyre Tomas Karipidis ka paralajmëruar për portalin “Idisis” nga Kilkis mbylljen simbolike të kufirit për kamionët që hyjnë në Greqi për disa orë.

Fermerët nga Lerini, gjatë takimit të kryeministrit grek me përfaqësuesit e tyre, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 sipas orës lokale vendosën bllokada në pikën kufitare Niki (Mexhitlia) për të gjithë kamionët dhe në orën e parë të bllokadës nuk kanë kaluar as automjetet.

Bujqit nga e gjithë Greqia sonte ose maksimumi nesër do të vendosin se cilët do të jenë hapat e tyre të ardhshëm pas takimit të sotëm me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis.

Pas bisedimeve dyorëshe, përfaqësuesit e fermerëve theksuan se nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat e tyre dhe nuk përjashtohet mundësia e intensifikimit të mëtejshëm të protestave dhe bllokadave. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR