• e diel, 22 dhjetor 2024

Është gjetur trupi i një udhëtari të zhdukur në trajektin në afërsi të Korfuzit

Është gjetur trupi i një udhëtari të zhdukur në trajektin në afërsi të Korfuzit
Athinë, 23 shkurt 2022 (MIA) - Ekipet e shpëtimit të shërbimit zjarrfikës të Greqisë sonte gjetën trupin e pajetë të një personi në garazhin e trajektit "Euroferry Olympia" në ishullin e Korfuzit, që njëherit është edhe viktima e dytë nga zjarri që shpërtheu të premten në mëngjes, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Me siguri bëhet fjalë për njërin nga dhjetë udhëtarët e zhdukur, për të cilët po gjurmohen për të gjashtën ditë tashmë. Me siguri të gjithë janë vizitës të furgonëve, të cilët vendosën që udhëtimin drejt Italisë ta kalojnë në automjetet e tyre të parkuara në garazhet e trajektit, gjë që është e ndaluar. Zjarri shpërtheu të premten, pas orës katër të mëngjesit përderisa trajekti italian "Euroferry Olympia"  lundronte në pjesën verilindore detare të ishullit Erikusa, ndërkaq ishte nisur nga Igumenica drejt Brindizit. Sipas listës zyrtare, ka pasur 239 udhëtarë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, si dhe automjete dhe kamionë. Plotësisht doli se në mesin e të shpëtuarve janë edhe dy fëmijë, me siguri emigrantë të cilët udhëtonin ilegalisht, pa biletë. Janë shpëtuar gjithsej 281 persona, nëntë persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa tre u gjetën dhe u nxorën dy trupa të pajetë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR