• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çupi dhe Petrusheska kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit

Çupi dhe Petrusheska kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit
Shkup, 24 nëntor 2022 (MIA) - Në kuadër të bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare që punojnë në vendin tonë, sot ministri përgjegjës për Diasporën, Xhemail Çupi ka zhvilluar takim me përfaqësues të Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Migrim - IOM në Shkup. "Shefja e Zyrës së IOM-it, Sonja Bozhinovska-Petrushevska, shprehu gatishmërinë e saj për thellimin e bashkëpunimit tonë të përbashkët në fushën e diasporës për mbështetje të drejtpërdrejtë gjatë procesit të anëtarësimit të plotë të RMV-së në Bashkimin Evropian në drejtim të përfshirjes dhe angazhimit të ekspertëve të ndryshëm që do të ndihmonin në këtë proces të rëndësishëm për ne dhe në drejtim të ngritjes së kapaciteteve në fushën e migracionit dhe zhvillimit, me fokus në fushën e diasporës", bëri të ditur Çupi. Ai shtoi se bashkëbiseduesve u ka propozuar disa pika ku kemi nevojë për mbështetjen e tyre në realizimin e aktiviteteve që dalin nga Strategjia kombëtare për bashkëpunim me diasporën. "Mbështetje për funksionalizimin e plotë të projektit “Qendra e diasporës”, angazhimi i ligjëruesve ndërkombëtarë me ligjëratat e tyre, organizimi i punëtorive për punonjësit në zyrat komunale, si dhe pajisja e tyre me mjete teknike", theksoi Çupi. Gjithashtu, thekson ai, kjo mbështetje mund të shtrihet edhe me organizimin e “Ditës së diasporës” në komunat e RMV-së, angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë në fushën e hartës së diasporës, angazhimin e profesorëve vizitorë nga diaspora në universitetet në vendin tonë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR