Çekia ka miratuar ligj me të cilin ndalohet hyrja në vend për të huajve që kanë shkelur të drejtat e njeriut
- Post By Besir Saiti
- 17:41, 14 tetor, 2022

Pragë, 14 tetor 2022 (MIA) – Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Çekisë e miratoi sot ligjin që i lejon shtetit të ndalojë hyrjen e të huajve në vend ose të ngrijë pasuritë e tyre nëse ata kanë kryer vepra penale të rënda ose kanë shkelur të drejtat e njeriut.
Teksti i propozim-ligjit, i cili duhet të miratohet ende nga Senati dhe të nënshkruhet nga presidenti, synon individë dhe kompani që mbështesin terrorizmin ose autorë të sulmeve kibernetike.
Propozim-ligji e autorizon Ministrinë e Punëve të Jashtme të përfshijë personat e kapur në krime të tilla në listat e sanksioneve të Bashkimit Evropian ose të Çekisë. bs/