Hamasi kërkon më shumë pajisje dhe personel për të zhvarrosur trupat e të burgosurve izralitë
- Grupi militant palestinez Hamas ka kërkuar më shumë pajisje dhe personel për të zhvarrosur trupat e të burgosurve të vdekur izraelitë, raportuan sot mediat arabe.
- Post By Melahat Baftija
- 15:49, 1 nëntor, 2025
Gaza, 1 nëntor 2025 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas ka kërkuar më shumë pajisje dhe personel për të zhvarrosur trupat e të burgosurve të vdekur izraelitë, raportuan sot mediat arabe.
"Brigadat Kasam", krahu ushtarak i Hamasit, njoftuan se mbetjet e paidentifikuara biologjike tashmë i janë dorëzuar Izraelit, por Izraeli këtë e kishte refuzuar", raportoi Al Xhazira.
Prandaj, Kryqi i Kuq i dorëzoi dje Izraelit mbetjet e paidentifikuara të tre personave, të cilat u morën nga Hamasi.
"Brigadat Kasam konfirmojnë gatishmërinë e ekipeve të tyre për të punuar në rikuperimin e trupave të të burgosurve armik brenda Vijës së gjelbër në të njëjtën kohë dhe në të gjitha vendet me qëllim mbylljen e kësaj dosjeje. Brigadat Kasam u bëjnë thirrje ndërmjetësve dhe Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që të sigurojnë pajisjet dhe personelin e nevojshëm për të punuar në rikuperimin e të gjithë trupave njëkohësisht", tha grupi militant palestinez.
Izraeli tha sot se mbetjet e tre personave të dorëzuar nga Hamasi këtë javë nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve. mb/