• e martë, 26 nëntor 2024

"Liberasion" do të shpëtohet me 15 milionë euro nga miliarderi çek Kretinski

Paris, 20 shtator 2022 (MIA) - Miliarderi çek dhe pronar i edicioneve "Elle", "Mariane", Daniel Kretinski, do t'i huazojë 14 milionë euro "Liberasio" që ta garantojë "financimin e gazetës deri në kthimin në baraspeshën buxhetore" në vitin 2026, lajmëroi korrespondenti i MIA-s. Kretinski krahas kësaj kredie përmes fondacionit të vet dhuron një milion euro për "Endoument fond for indipendent pres (Endowment Fund for an Independent Press), që është aksionar i shumicës së "Indipendent pres" (Independent Press). Kredia e paguar në formë të bonove duhet të mundësojë mbulim të humbjeve të gazetës, edhe krahas rritjes së fuqishme të shitjes së saj, duke e ruajtur me atë rast "pavarësinë" e vet. Sipas shifrave "Liberasion" ka shitur mbi 93.000 ekzemplarë në ditë në periudhën 2021-2022, që paraqet rritje prej 11,14 për qind në krahasim me vitin 2020-2021. Në vitin 2021, qarkullimi arriti 31,5 milionë euro, që është për 10 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak, ndërsa humbjet operative janë ulur në 7,9 milionë përballë 12,3 milionë në vitin 2020. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR